U raportua se banorja e re është ish e dashura e DJ Dagz, kjo është e vërteta

PUBLIKUAR

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë hyrë pesë banorë të rinj, e që njëra prej tyre është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna për të cilën dje në media rozë u raportua se është ish e dashura e Arbër Gumnishtës (DJ Dagz-it).

Shkas i këytre pretendimeve u bë deklarata e ish-banores, Florentina Halilit e cila u shpreh: “Se mos i fusni DJ Dagzit atë ishin e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.

Kaq mjaftoi që në media të raportohet se Egzona është e dashura e Arbërit.

Por e vërteta qëndron ndryshe, pasi kujtojmë që në media rozë pas hyrjes në shtëpi të DJ Dagz-it, u publikuan fotografitë e tij me ish të dashurën, gazetaren, Ariana Berisha, me të cilën ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë, madje dyshja kishin edhe fotografi të publikuara bashkë në rrjetin social “Instagram”, shkruan Express.

Egzona mbrëmë deklaroi se nga banoret brenda e njeh Arbërin dhe se ka një raport miqësor, ndërsa Dagz është duke ‘shijuar’ marrëdhënien e tij me Einxhelin./Express

Egzona Rafuna

 

 

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...