U kritikua për dhënie informacioni nga jashtë, reagon Mozzik

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e djeshme, në puntatën e rradhës së “Big Brother VIP Albania” banorët u surprizuan  nga reperi i njohur Mozzik, i cili dha performancën e tij në fund të mbrëmjes. Ndërkohë, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, Mozzik shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.

Ky i fundit e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kjo gjë solli shumë polemika dhe kritika nga jashtë, ku u tha se Mozzik i dërgoi informacione.

Megjithatë, mesa duket reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.

Ai ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram”, ku uron fitoren e Donaldit dhe deklaron se po e pret nga jashtë.

“Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”.- ka shkruar ai.

Rikujtojmë se Mozzik dhe Getinjo kanë raporte shumë të ngushta me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj. Ata janë shfaqur shumë herë në praninë e njeri-tjetrit, duke kaluar kohë së bashku.

Donaldi është një nga personazhet më të preferuar të publikut, duke qenë kështu një nga pretendetët për finale, e për çmimin e madh.

SHIKO MË SHUMË

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...