U eliminua nga “Big Brother VIP”, reagon Dj Dagz dhe ka për t’i thënë diçka Arbana Osmanit

PUBLIKUAR

Dj ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

 

Dagz pas eliminimit nga shtëpia e famshme në Shqipëri bëri një falënderim, shkruan lajmi.net

Ai shkroi se ka qenë një eksperiencë e veçantë për të dhe ka fituar shumë nga qëndrimi brenda “Big Brother VIP”, gjithashtu edhe falëmnderoi moderatoren Arbana Osmani.

 

Postimi i plotë i Dagz në Instagram:

“Faleminderit të gjithëve – për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë. Fitova shumë më shumë, se sa e paramendoja. Faleminderit Arbana Osmani për fjalët, të cilat më kanë vërtetuar se qëllimin tim e kisha arritur. Faleminderit Big Brother VIP për mundësinë, për të qenë banor i shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Me respekt, DJ DAGZ”.

Ndryshe, pas një nominimi zinxhirë nga banorët dy të fundit ishin Einxhel dhe Dagz, kështu ky i fundit u eliminua duke hequr dorë nga çmimi 100 mijë eurosh.

Kujtojmë se, të nominuar për këtë të premte janë Einxhel, Donaldi dhe Beatrix./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...