U blen për 127.6 milionë euro , tre yjet të mëdhenj do të largohen falas nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Tre yjet e mëdhenj të Real Madridit, Marcelo, Isco dhe Gareth Bale do të largohen nga klubi mbretëror pa kompensim verën e ardhshme, pasi klubi nuk ka në plan të vazhdojë kontratën e tyre, shkruajë mediat spanjolle.

Fillimisht flitet se do të largohet kapiteni i parë aktual, pasi nuk ka minuta – por braziliani Marcelo do të vazhdojë karrierën te Fluminense, klubi ku është rritur.

Marcelos i skadon kontrata me Realin në vitin 2022, ashtu sikurse kontratat e Iscos dhe Gareth Bale.

Atyre nuk do tu vazhdohen kontratat, çka do të thotë se treshja e lartpërmendur, e cila ka arritur suksese të mëdha në këtë klub, do të duhet të kërkojë një ambient të ri pa dëmshpërblim.

Ende nuk dihet nëse Bale do ta vazhdojë karrierën si futbollist, duke qenë se vitet e fundit ka qenë më i fokusuar në golf, ndërsa Isco mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, madje janë përmendur edhe klube nga Anglia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...