Turizmi në rritje: Më shumë vizitorë vendorë dhe të huaj në shkurt krahasuar me vitin e kaluar

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit për statistikat e hotelerisë, duke treguar rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit, në shkurt 2026, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele arriti në 56 644, prej të cilëve 24 416 ishin vizitorë vendorë dhe 32 228 vizitorë të huaj.

Krahasuar me shkurtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 51 795 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 9,4 për qind.

Edhe numri i net-qëndrimeve ka shënuar rritje, duke arritur në 112 367. Nga këto, 60 513 ose 53,8 për qind janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 51 854 ose 46,1 për qind nga vizitorët vendorë.

Rritje më e theksuar është evidentuar te vizitorët e huaj, të cilët janë shtuar për 16,1 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2025. Në total, gjatë këtij muaji janë regjistruar 32 228 vizitorë ndërkombëtarë, ku numri më i madh vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Të dhënat sugjerojnë një trend pozitiv në sektorin e hotelerisë në Kosovë, duke reflektuar rritjen e interesimit si nga vizitorët vendorë ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë./Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...