Tuchel ia bën me dije Lukakut se Chelsea nuk do të ndryshojë për të

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku është duke pasur vështirësi ta arsyetojë çmimin prej 115 milionë eurove që Chelsea e pagoi për të dhe trajneri Thomas Tuchel e ka paralajmëruar se nuk do ta ndryshojë sistemin e lojës për të.

Trajneri gjerman e pranoi pas humbjes 1:0 kundër liderit të Premierligës Manchester City se Lukaku duhet të fillojë të bëjë më shumë për ekipin, raporton Gazeta Express.

Por përshtatja e sulmuesit belg në sistemin e lojës së Tuchel është vënë në pikëpyetje.

I pyetur para ndeshjes kundër Brightonit këtë të marte nëse nevojitet ndryshim për ta bërë Lukakun të shpërthejë, Tuchel tha: “Jo, mendoj se ne po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar atë”.

“Mendoj se kjo pyetje është e gabuar, sepse përqendrohet në vetëm një lojtar. Ai është lojtar kyç dhe ne duam që ai të jetë kyç, por për mua, por kjo qasje është e gabuar”, theksoi ai.

Tuchel shtoi: Ky është sport ekipor dhe jo që 10 lojtarë t’i shërbejnë një lojtari. Kështu nuk është Chelsea dhe kështu nuk është futbolli”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...