Tuchel i tregon derën edhe një futbollisti tjetër të Chelsea

PUBLIKUAR

Me vetëm pesë paraqitje në këtë sezon, trajneri Thomas Tuchel i ka treguar derën futbollistit të tij, Ross Barkley.

Mesfushori nuk është më në planet e teknikut gjerman teksa ky i fundit është treguar i qartë me 28-vjeçarin, ndërsa e ka këshilluar të marrë në konsideratë opsionin për t’u huazuar në një tjetër klub në mënyrë që të mos e kalojë pjesën e mbetur të sezonit në stol.

 

Barkley është pjesë e bluve të Londrës prej sezonit 2017-2018, ndërsa vjet ishte i huazuar te Aston Villa ku tregoi një performancë të mirë. Megjithatë, tashmë duket se ka ardhur momenti për të shkëputur përgjithnjë lidhjen me Chelsea, teksa për Tuchel nuk ka kthim pas.

Tashmë, Barkley duhet të mendojë për një tjetër alternativë për të gjetur sërish minutat dhe formën pas një pjesë të parë të “mërzitshme” me Chelsea.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...