Tre të lënduarit në një aksident trafiku në Suharekë

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku me tre të lënduar ka ndodhur sot në Komunën e Suharekës, shkruan Gazeta Express.

Rastrin për Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa shtoi se shkaktar i aksidentit ka qenë mos respektimi i rregullave të trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident me lëndime te lehta trupore. Si pasojë e aksidentit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë kanë kërkuar ndihmë tre persona. Ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit janë liruar në shtëpi. Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të trafikut”, ka thënë Gashi për Express.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...