Tre persona e dërgojnë burrin nga Drenasi në një shtëpi, e kërcënojnë me armë dhe e rrahin

PUBLIKUAR

Tre persona deri më tani të panjohur, e kanë marrë një tjetër nga shtëpia e tij, e kanë dërguar në një shtëpi tjetër ku nën kërcënim të armës kanë përdorur dhunë ndaj tij, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Shtrubollov të Drenasit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, dyshohet se deri te krejt kjo ngjarje ka ardhur për shkak të një borxhi.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të arrestuar.

“Fsh. Shtrubullov, Gllogoc 26.01.2022 – 21:00. Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull  kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...