Tre fëmijë në Ferizaj e gjejnë në rrugë kuletën me mbi 600 euro, familjari e dorëzon në polici

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se qytetari I.T. e ka dorëzuar në polici kuletën që tre fëmijë e kishin gjetur në rrugë. Aty kishte dokumente dhe 614 euro.

Ato i janë kthyer pronares.

“Me datën 18.11.2025 rreth orës 12:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari I. Tërziu, i cili ka sjellë një portofol të gjetur nga tre fëmijët R.T (12 vjeçe), A.T (11 vjeç) dhe D.T (11 vjeç), nxënës të një shkolle në Ferizaj. Portofoli ishte gjetur në një rrugë të qytetit. Brenda në portofol janë gjetur dokumente personale dhe 614 euro. Pas verifikimeve, policia ka arritur të identifikojë pronaren, B.M. nga Ferizaj, e cila është paraqitur menjëherë në stacion dhe ka konfirmuar se të gjitha dokumentet dhe paratë ishin të paprekura. Ato i janë kthyer me procesverbal zyrtar.”

“Pronarja ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj tre fëmijëve dhe familjes së tyre për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht fëmijët R.T, A.T dhe D.T për veprimin e tyre human, edukativ dhe shembullor, që pasqyron vlera të larta morale, familjare dhe qytetare. Ky gjest mbetet një shembull frymëzues për të gjithë fëmijët dhe qytetarët tanë mbi ndershmërinë dhe përgjegjësinë shoqërore.”

 

 

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...