Tre emra të rinj futen të martën në Big Brother VIP, ndër ta edhe moderatorja e RTK-së

PUBLIKUAR

Spektakli i shumë shikuar Big Brother VIP, u ka kumtuar tashmë banorëve lajmin për shtyerjen e natës finale deri më 18 shkurt.

 

Me premtimin për 10 mijë euro të ndara për secilin finalist, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se i kanë thënë “Po” kësaj oferte për shtyrjen e programit.

E duke qenë se spektakli po zgjatet, tre banorë të rinj do të futen të martën për t’u bërë pjesë e aventurës së madhe.

Telegrafi ka arritur të mësojë ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë spektaklit se në shtëpi do të futen një moderatore, një model dhe një kampion tenisi.

Moderatorja e cila do t’i bashkohet Big Brother VIP është Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës.

Ajo ka qenë pjesë e disa formate televizive, teksa njohja më e madhe vjen nga moderimi i emisionit “N’Za”, i cili është një program javor i RTK-së.

Të njëjtat burime i kanë thënë Telegrafit se tenisti që do të futet në shtëpinë e BBV është Genajd Shypheja.

Ndërkohë, shtyrja e Big Brother VIP u njoftua në mbrëmjen festive të 1 janarit, për shkak të suksesit të madh që ka shënuar formati në mbarë trevat shqiptare.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...