Trajneri i Norwichit për Rashicën: Shpresoj që Miloti mund të startojë nesër

PUBLIKUAR

Milot Rashica e nisi vitin 2022 në mënyrë fantastike. Ai e shënoi golin e parë për Norwichin në ndeshjen e Kupës FA të dielën.

Ylli kosovar u rikthye nga lëndimi dhe u inkuadrua në pjesën e dytë për ta shënuar golin e vetëm në ndeshje dhe duke i kualifikuar “kanarinat” tutje në raundin tjetër, shkruan Gazeta Express.

Nesër, Norwich përballet me West Hamin në udhëtim në kuadër të Premierligës, ndërsa trajneri Dean Smith pret nga Rashica që të startojë

“Shpresoj se Miloti mund të startojë, por do të ishte budallallëk nga ana ime të pres 90 minuta prej tij nesër”, u shpreh Dean Smith në konferencën për media.

Aktualisht, Norwich gjendet në vendin e fundit në renditjen tabelare me 10 pikë nga 19 ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...