Trajneri i Milanit: Nëse s’e mposhtim Interin, atëherë luftojmë për vendin e katërt

PUBLIKUAR

Stefano Pioli ka thënë se nëse Milani nuk e mposhtë Interin pas barazimit pa gola me Juventusin, atëherë skuadra e tij do të përqendrohet në sigurimin e një vendi në top katërshe në Serie A.

Milani barazoi 0:0 me Juventusin në një ndeshje të zbehtë dhe të dobët në San Siro të dielën, raporton Gazeta Express.

Ky barazim nuk i kreu punë aspak kuqezinjve, të cilët tani ngelin katër pikë mbrapa liderit dhe rivalit Inter, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe e lejuan Napolin t’i zërë me pikë në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës në ligë, Milani do të përballet me Interin më 6 janar, në derbin që do të jetë pak a shumë përcaktues në garën për titull.

Trajneri i kuqezinjve Pioli është i vetëdijshëm se një dështim në derbi do ta lërë skuadrën e tij jashtë garës për titull.

“Ne e dinim se ndeshjet kundër Juventusit dhe Interit do të kenë ndikim të madh në të ardhmen tonë. Nëse ne nuk e mposhtim Interin, atëherë fushata jonë do të jetë shumë e ngjashme me atë të sezonit të kaluar”, tha Pioli.

“Kur fituam në fund për ta zënë vendin e dytë dhe rrezikuam të mbeteshim jashtë zonës së Ligës së Kampionëve”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...