Trajneri i Lillet i tregon Zhegrovës se ku duhet të përmirësohet

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin francez.

Megjithatë, trajneri i Lillet, Bruno Genesio është i bindur se ylli kosovar mund të japë edhe më shumë në fanellën e ekipit francez.

Ndonëse i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 2 asistime në të gjitha garat, trajneri Genesio e ka këshilluar “Messin e Kosovës” se ku duhet të përmirësohet për t’u bërë lojtar i kompletuar.

25 vjeçari mungoi së fundmi në ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Montpellier, në të cilën Lille barazoi me rezultat 2:2.

“Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, deklaroi fillimisht Genesio për “Europe 1”, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Baselit i ka realizuar katër gola në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu tri në fazën kualifikuese, dhe katër të tjera në Ligue 1.

Ai iu shënoi gola Fenerbahçes, Slavia Pragas, Atletico Madridit, Paris Saint-Germainit, Strasbourgut e Rennesit, derisa asistime ka dhuruar kundër Juventusit e Le Havres.

Ndërkohë, e realizoi edhe një gol për Kosovën në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë.

“Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lille”, shtoi tutje Genesio.

Zhegrova po e kalon sezonin e dytë magjik me Lillen pasi në atë të kaluar po ashtu ishte protagonist me 12 gola e 10 asistime.

Falë këtyre paraqitjeve, futbollisti kosovar pritet të transferohet në një klub më të madh gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Bayerni i ka dy lojtarë në listë, pasi largohet nga gara për Luis Diazin

Bayern Munich ka marrë një vendim strategjik në merkaton e transferimeve: të ftohë interesin...

Al-Khelaifi nuk bën drama pas humbjes së mbrëmshme: Sezoni më i mirë në historinë tonë

Pas humbjes 0:3 nga Chelsea në finale të Botërorit të Klubeve, presidenti i Paris...

Interi i dërgon ultimatum transferimi Calhanoglut

Interi i ka thënë agjentit të Hakan Calhanoglu, Gordon Stipic, se ka kohë deri...