Trajneri i Chelseat: Gjithçka kundër nesh në Premierligë

PUBLIKUAR

Thomas Tuchel ka thënë i mllefosur se gjithçka po shkon kundër Chelseat në Premierligë, pas barazimit të skuadrës së tij me Brightonin të mërkurën.

Chelsea pranoi gol në minutën e 91-të për të barazuar 1:1 me Brightonin të Stamford Bridge, në një ndeshje ku Rrece James dhe Andreas Christensen u lënduan duke iu bashkuar një liste të gjatë lëndimesh në skuadrën e Tuchel, raporton Gazeta Express.

Si pasojë e barazimit, klubi londinez tani ngel plot tetë pikë mbrapa liderit të Premierligës, Manchester City.

Tuchel u zemëruar me mungesën e ndërhyrjes së VAR-it kur Christian Pulisic kërkoi penallti në pjesën e dytë, duke thënë se vendimi i gjyqtarit ishte qesharak.

Trajneri gjerman i qau edhe lëndimet e dy mbrojtësve, që ia vështirësojnë atij punët për ndeshjet e ardhshme në përzgjedhjen e formacionit.

“Gjyqtari bëri gabim të tmerrshëm për neve. (Rasti) as që u rishikua bile. Çdo gjë kundër nesh. Po ashtu, dy lojtarë të tjerë na u lënduan”, tha Tuchel pas ndeshjes.

“(Vendimi kundër) penalltisë është qesharak, sinqerisht qesharake të mos ndërhyjë as VAR-i”, u ankua ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...