Tragjedi në Malishevë: Tre persona gjenden pa shenja jete pas zjarrit në një banesë

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një banesë në lagjen “Mirdita”.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili bëri të ditur se rreth orës 12:55 policia është njoftuar për incidentin.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, në banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy fëmijë – të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar se ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk raportohet për pasoja të tjera materiale apo njerëzore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Malishevë, Haxhiu i shpreh ngushëllime familjes: Lutemi të gjeni forcën për ta përballuar këtë humbje

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d Presidente, Albulena Haxhiut, ka reaguar lidhur me tragjedinë në...

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë në Kosovë, takohet me Kurtin

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e...

Vdekja e punëtorit në Shtime, reagon kompania: Lajm i rëndë, do ofrojmë mbështetjen e nevojshme për familjen

Një rast i rëndë ka ndodhur dje, ku një punëtor, Isuf Bislimi, ka humbur...