Totti: Mourinho nuk është problemi te Roma, drejtuesit duhet ta mbështesin

PUBLIKUAR

Francesco Totti i ka kërkuar Romës që t’i qëndrojë pranë trajnerit Jose Mourinhos pas një serie rezultatesh të vështira së fundmi, pasi sipas tij ai nuk është problemi te klubi italian.

Ish-kapiteni i Giallorossi ka folur për Sky Sport Italia për shqetësimin në rritje në media nëse ata po shkojnë në drejtimin e duhur nën urdhrat e Mourinhos.

“Mendoj se nëse po flasim për Mourinhon si problem, atëherë e kemi gabim. Ai nuk është problemi këtu”, ka thënë fillimisht Totti.

“Nëse bashkoni të gjithë trajnerët e tjerë aktualisht në Serie A, ata ende nuk kanë fituar aq shumë sa Mourinho. Ju tij mundeni vetëm t’ia hiqni kapelën”.

“Roma duhet të mbështetet tek ai, ai është një trajner i madh, një motivues, një menaxher në çdo mënyrë. Ai e di se si të sillet me skuadrën, çfarë të thotë dhe të bëjë”.

“Unë gjithmonë do të vë bast për një personazh të tillë: ne duhet të qëndrojmë pranë tij”, përfundoi legjenda e Romës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...