Tottenhami e nis vitin e ri me fitore të vështirë

PUBLIKUAR

Tottenhami është këndellur pas barazimit ndaj Southamptonit dhe ka arritur fitore minimale në udhëtim ndaj Watfordit, në kuadër të javës së 21-të të Premierligës.

Në ndeshjen e zhvilluar në ditën e parë të vitit u pa vetëm një gol, edhe ai në kohën shtesë, shkruan Gazeta Express.

Tottenhami pati iniciativën, por nuk arriti ta gjente golin deri në minutën e 90+6.

Ishte Davinson Sanchez i cili realizoi golin e fitores për Spurs.

Me këtë fitore, Tottenhami shkon në vendin e pestë me 33 pikë gjithsej.

Në anën tjetër, Watfordi mbetet në krizë të thellë, teksa renditet i 1-ti me 13 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...