Tottenhami do ta largojë Dele Allin në janar

PUBLIKUAR

Dele Alli do të jetë i lirë të largohet nga Tottenham Hotspur këtë janar, me mesfushorin anglez që synon të gjejë një vend të përkohshëm për ta kaluar pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë kohës së Nuno Espirito Santos në krye të Spurs, u duk se Dele Alli do të kthehet në formën e tij më të mirë, por ka ngecur sërish prapa nën drejtimin e Antonio Contes.

Më parë, Spurs kanë hezituar ta linin mesfushorin të largohej dhe Daniel Levy luftoi interesimin nga Paris Saint-Germain në 2020 dhe në janar 2021, por tani Fabio Paratici, drejtori menaxhues dhe Conte janë të gjithë dakord që dera është e hapur për Dele për t’u larguar.

Athletic, megjithatë, ka raportuar se klubet hezitojnë të përmbushin vlerësimin e Spurs për 25-vjeçarin, me kontratën e tij deri në vitin 2024 në veri të Londrës.

Nën Conten, Dele ka bërë vetëm një paraqitje në Premier League, e cila erdhi si një zëvendësim i vonë në fitoren e tyre ndaj Leeds United.

Starti i tij i vetëm nën drejtimin e italianit erdhi në humbjen e tyre të turpshme ndaj Mura në Ligën e Konferencës së Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...