Torres e Olmo, dëshira të Xavit

PUBLIKUAR

Trajneri i ri i Barcelonës ka kërkuar me urgjencë lojtarë të repartit ofanziv. Por, ai është i vetëdijshëm se nevojiten intevenime në krejt repartet e fushës

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka idetë e qarta rreth përforcimeve që dëshiron t’i bëjë.

Legjenda katalunase ua ka kërkuar drejtuesve të klubit dy lojtarë ofanzivë.

Bëhet fjalë për Dani Olmon e Leipzigut dhe Ferran Torresin e Manchester Cityt.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjiganti i La Ligas është i vendosur ta ketë në dispozicion një sulm më të talentuar.

Olmo dhe Torres do ta ndihmonin ekipin në fazën ofanzive, por Xavi është i vetëdijshëm se intervenimet janë të nevojshme në çdo repart të fushës.

Barcelona e ka nisur mjaft dobët sezonin e ri, me ç’rast edhe e shkarkoi trajnerin Ronald Koeman. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...