Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

PUBLIKUAR

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë.

Gjatë ditës së sotme në redaksinë e Indeksonline është dërguar një video ku shumë qytetarë janë parë duke pritur në radhë të gjata për të marrë shërbimet e tyre.

E pas kësaj ka reaguar Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), e cila ka njoftuar opinionin publik se gjatë çdo dite pune trajton mbi 300 pacientë në formë ambulatore me Kemioterapi dhe mbi 150 pacientë me trajtim me rreze – Radioterapi, pra mbi 450 pacientë çdo ditë pune.

“Puna vazhdon normalisht, me një fluks më të lartë në orët e mëngjesit dhe ritëm të qëndrueshëm gjatë pjesës tjetër të ditës. Po ashtu numrin e madhe te qarkullimit te njerezeve ne kete Klinik e shkaktojn përcjellësit-familjarët e pacientëve të cilët në shumicen e rasteve jane 2 e më shumë përcjellës, gjë që ndikon në situatën e paraqitur disa herë në disa mediume”, thuhet në reagim.

Në reagim po ashtu thuhet se listat e pritjes janë zero, si në shërbimin e kimioterapisë ashtu edhe në atë të radioterapisë, duke e bërë klinikën një nga të paktat në rajon me këto performanca pozitive dhe shërbim cilësor për qytetarët.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...