Tjetër humbje për Juventusin në Serie A

PUBLIKUAR

Verona e ka mposhtur 2-1 Juventusin në xhiron e 11 në Serie A

Pas Sassuolos, edhe Hellas Verona ka arritur që ta mposhtë Juventusin.

Vendasit morën pikët e plota pasi triumfuan 2-1 në shtëpi, duke shokuar kështu zonjën e vjetër që po kalon një sezon zhgënjyes, raporton Gazeta Express.

Verona e nisi furishëm takimin duke shënuar dy gola të shpejtë, Giovanni Simeone realizoi dy herë.

Ai shënoi në minutën e 11’ dhe 14’, për t’i shokuar mysafirët që e kishin të vështirë të gjenin hapësira më pas për të dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit.

Krejt çka arritën deri në fund mysafirët ishin goli i mesfushorit, McKennie, që erdhi shumë vonë, në minutën e 80’ dhe doli të jetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj humbje, Juve ka zbritur në pozitën e nëntë me 15 pikë, 13 më pak se lideri Napoli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...