Tjetër akuzë për përdhunim ndaj futbollistit Benjamin Mendy

PUBLIKUAR

Është ngritur një akuzë e re ndaj futbollistit të Manchester City, Benjamin Mendy.

Përfaqësuesi i Francës Mendy tani përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe me një akuzë për sulm seksual ndaj pesë grave, raporton Gazeta Express.

Akuza më e fundit vjen pas një ankese të re ndaj tij dhe dyshohet të ketë ndodhur në korrik të këtij viti.

Akuzat e mëhershme ndaj tij dyshohet të kenë ndodhur mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Mendy, i cili është në paraburgim qëkur u arrestua në gusht, doli para gjykatës bashkë me Louis Sah Matturie, 40 vjeç, për akuzat e njëjta.

Matturie përballet me gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Gjykimi ndaj tyre, i cili ishte caktuar për muajin janar, është shtyrë për më vonë.

Mendy është pjesë e Manchester City që prej vitit 2017, të cilit iu bashkua nga Monaco për 52 milionë funte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...