Therje me thikë në Podujevë – Dy të plagosur, njëri i mitur, policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të rënda që kanë ndodhur në Podujevë, ku dy persona në raste të ndara, njëri i mitur, janë ther me thikë nga persona të tjerë.

Policia ka njoftuar edhe se të dyshuarit janë arrestuar, dhe janë dërguar në mbajtje, përcjell Gazeta Express.

Raporti:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Podujevë 03.04.2026 – 09:40. Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë  03.04.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar– i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet  të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...