Therje me thikë në Podujevë – Dy të plagosur, njëri i mitur, policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste të rënda që kanë ndodhur në Podujevë, ku dy persona në raste të ndara, njëri i mitur, janë ther me thikë nga persona të tjerë.

Policia ka njoftuar edhe se të dyshuarit janë arrestuar, dhe janë dërguar në mbajtje, përcjell Gazeta Express.

Raporti:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Podujevë 03.04.2026 – 09:40. Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë  03.04.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar– i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet  të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

“Rezultatet tregojnë se vdekja e Festim Isufit ishte për arsye personale”, flet avokati i Rinës

Avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht lidhur me rastin e vdekjes së Festim Isufi, duke theksuar se...

Çështja e Sekretarit të Kuvendit, IKD: Kryesia arbitrarisht shpalli konkurs të ri, precedent i rrezikshëm, përgjegjësia fillimisht është mbi Haxhiun

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se refuzimi i Kryesisë së Kuvendit për...

Arrestohen katër persona të kërkuar nga gjykata, 3 dërgohen në vuajtje të dënimit, njëri në mbajtje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ditën e djeshme janë arrestuar katër persona, në...