Theri me thikë një person në një kafiteri në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet V.K., i dyshuar për tentim vrasje ndaj një personi tjetër me inicialet R.B.

Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator 2025, rreth orës 11:00, në pjesën e jashtme të një kafiterie në rrugën “Washington” në Gjakovë, ku sipas Prokurorisë, i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje me viktimën, e ka goditur atë disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK për shkak të plagëve të rënda.

Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se V.K. ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

U arrestuan dje – Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për 9 të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti...

PDK pas miratimit të deklaratës në Kuvend: Tani radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur miratimin nga Kuvendi të deklaratës për aktgjykimin...

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të...