Theret me thikë një person në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një person është therur me thikë nga një tjetër, pas një përleshjeje e cila ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, raporton Express

Rasti ka ndodhur në afërsi të rrethit, te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar për Express se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës  11 :30,  patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...