Theo Hernandez “i tremb” ekipet e interesuara, i lidhur me Milanin

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i majtë francez pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me “Rossoneri”, do t’i rritet rroga

Theo Hernandez duket se është i lidhur ngushtë me Milanin.

Futbollisti francez pritet që shumë shpejt ta nënshkruajë një kontratë të re me gjigantin italian.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Mbrojtësi i majtë aktualisht paguhet 1,5 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërsa, në kontratën e re rroga e tij do të jetë 4 milionë në vit, plus një tjetër përmes bonuseve.

Me vendimin për ta nënshkruar kontratën e re, Theo do t’i trembte klubet e interesuara për të.

Bëhet fjalë për Manchester Cityn, Chelsean e Paris Saint-Germainin.

Theo është sot njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë sot. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...