THAÇI KËRKON ZBARDHJEN E ATENTATIT NDAJ IBRAHIM RUGOVËS

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar zbardhjen e krimeve, vrasjeve, përdhunimeve dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, të majtur në ambientet e presidencës, Thaçi po ashtu ka përgëzuar sistemin e drejtësisë për punën që është duke e bërë.

Thaçi bëri të ditur se i ka dërguar disa letra Prokurorisë së Shtetit me qëllim zbardhjet e krimeve të luftës, vrasjeve të pasluftës dhe atentatin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Në letrën e dytë sugjerova krimeve të kryera pas lufte, apo viteve më vonë, vrasja e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999, atentati ndaj Presidentit Rugova dhe vrasjet e tjera të pasluftës. Kurse në letrën e tretë kam kërkuar që vëmendje t’i kushtohet dhunimi të vajzave dhe grave gjatë vitit 1999”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i Kosovës gjithashtu kërkoi nga sistemi i drejtësisë që të zbardhen rastet e dhunimit të vajzave dhe grave kosovare gjatë viteve të luftës.

“Krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, shkatërrimet e pasurisë, veçanërisht ato të trashëgimisë historike e kulturore, ende presin të marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ish-lideri i PDK-së ka bërë të ditur se ka inkurajuar Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, që vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe zbardhjes të së vërtetës për shkatërrimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore, religjioze dhe historike.

“Sipas studimeve të shumta, mbi 200 objekte apo thënë ndryshe mbi 40 për qind e objekteve të fesë islame dhe 5 kisha katolike janë shkatërruar apo dëmtuar në mënyrë sistematike nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe. Po ashtu, edhe pjesë të trashëgimisë ortodokse serbe në Kosovë, të rëndësisë së veçantë historike, janë dëmtuar pas luftës”, ka thënë presidenti Thaçi. 

Në fund, presidenti Thaçi ka shprehur besim të plotë se organet e drejtësisë në Kosovë, me profesionalizmin, me përkushtimin dhe paanshmërinë e tyre, mund t’u japin përgjigje të gjitha këtyre çështjeve.

Ai ka thënë se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do ta ketë mbështetjen e të gjithëve për këtë mision, raporton Insajderi.

Zbardhja e së vërtetës për këto raste, sipas presidentit Thaçi, do të rezultonte edhe në fuqizimin e besimit të të gjithë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. /Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...