Thaçi: Gjyqtarët në rastet e korrupsionit duhet të kenë efikasitet më të madh, nuk mjafton vetëm ngritja e aktakuzës

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimit e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit ka thënë se funksionimi i një këshilli të tillë është i nevojshëm, por që duhet të ketë rezultate

Ai ka thënë se korniza ligjore është kompletuar në masë të madhe.

“Përkundër debateve nëse duhet të kemi mekanizma të tillë mendoj se funksionimi i këtij këshilli është i nevojshëm, por që duhet të ketë rezultate konkrete. Korniza ligjore është kompletuat në mas të madhe”, ka thënë ai, raporton “Lajmi.net”.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të kenë besim në institucioneve, duke shtuar se shpesh herë përcepcioni i qytetarëve nuk e paraqet gjendjen reale.

“Qytetarët duhet të kenë besim në institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit. Besimi i qytetarëve do të jetë pozitiv nga raportet ndërkombëtare si Transparency Internacional ku shpesh herë mos besimi i tyre paraqet gjendjen jo reale .Perceptimi nuk përkon me gjendjen reale të situatës së luftimit të korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit jo vetëm që është kusht për rrugën euroatlantike por edhe për nxitjen e investimeve të huaja”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar “se duhet të ketë efikasitet më të madh nga gjyqtarët në rastet e duhura për korrupsion pasi nuk mjafton vetëm hetimi apo ngritja e aktakuzës”.

Ai ka kritikuar BE që për shkak të mos uninetit të tyre po e mbajnë Kosovën të izoluar.

 

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...