Thaçi: FSK gati të shndërrohet në FAK

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pjesëtarëve të kësaj force dhe tërë qytetarëve të Kosovës.

Thaçi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është rritur në një forcë të standardeve më të larta ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe ushtritë e vendeve tona mike, nga SHBA-ja e deri te Evropa.

Presidenti Thaçi theksoi se “Forca e Sigurisë së Kosovës” është sot një forcë profesionale, multi-etnike, me përfaqësim të duhur gjinor, sukseset e së cilës kanë tejkaluar kufijtë e Kosovës.

“Njësitet e saj morën medaljen e artë në manovrat në Britani të Madhe, kadetët e saj trajnohen dhe dallohen për suksese në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë. Trupat e kësaj force ndihmojnë në aksione të kërkimit-shpëtimit në rajon e më gjerë”, i numëroi sukseset e FSK-së presidenti Thaçi.

“Ata janë krenaria jonë, besimi ynë në të ardhmen tonë të sigurt, në paqe e stabilitet”, ka thënë presidenti Thaçi për pjesëtarët e FSK-së.

Kreu i vendit gjithashtu konfirmoi se e ardhmja e FSK-së është në zhvillimin e saj në ushtri të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është gati që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Do të jetë kjo një forcë e standardeve më të larta të NATO-s, profesionale, me përfshirje të gjerë të të gjitha komuniteteve dhe gjinive, që do të angazhohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë, rajon dhe kudo në botë”, përfundoi presidenti Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...