Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet në kufi shtetasi i Shqipërisë

PUBLIKUAR

Të shtunën është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë zyrtarët kufitarë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull ka ofruar një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe një kartëmonedhë prej 10 eurosh një doganieri, gjatë legjitimimit të dokumenteve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij po zhvillohen hetime për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

“SPK Vërmicë / 02.08.2025 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për shkak se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor një kartëmonedhë 1000 lekë shqiptare dhe doganierit një kartëmonedhë 10 €. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...