Tentoi të grabisë një market në Lipjan, punëtorja përfundon në QKUK nga shqetësimi

PUBLIKUAR

Një rast i grabitjes në tentativë është raportuar mbrëmë në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan.

Sipas njoftimit të policisë, një person i dyshuar ka hyrë në një market ku po punonte ankuesja, dhe nën kërcënimin e një arme të mprehtë (thikë) ka tentuar të grabisë lokalin.

Si pasojë, punëtorja ka pësuar shqetësim të madh emocional dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rr. Skënderbeu, Lipjan  25.02.2026, 21:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në market kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabit gjësende, por i njëjti nuk kishte arrit të marr asgjë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë pasi që e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në...

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...