Temperaturat e larta, Agjencia e menaxhimit emergjent me apel për kujdes: Mos ndizni zjarre

PUBLIKUAR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.

AME thekson se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

AME tutje rikujton se zjarrvëniet janë vepër penale.

“Vlen të theksohet dhe t’u bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj. Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

AME njofton qytetarët se nëse hasin në ndonjë zjarr, dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme ose vërejnë  tym apo flakë në zona të hapura t’i thërrasin shërbimet emergjente  falas në çdo kohë.

Qendrat Operative Emergjente të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – 112

Shërbimi Zjarrfikës – 193

Policia e Kosovës – 192

“Veprimi juaj i shpejtë mund të parandalojë dëme të mëdha, të shpëtojë jetë dhe të ruajë natyrën tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...