Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në fshatin Baicë të komunës së Lipjanit ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, me datë 22.09.2025 kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar dëshmitarin mashkull kosovar -pronar i shtëpisë, prej ku dyshohet se ka pasur të shtëna.
Sipas policisë gjatë bastisje janë gjetur vetëm një gëzhojë, ndërsa i dyshuari i cili dyshohet se ka përdorur armën përkohësisht ka dalë jashtë vendit.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokuroi, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Baicë, Lipjan 16.09.2025 – 11:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, me datë 22.09.2025 kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar dëshmitarin mashkull kosovar -pronar i shtëpisë, prej ku dyshohet se ka pasur të shtëna. Njësitet policore gjatë bastisje kanë gjetur vetëm një gëzhojë, ndërsa i dyshuari i cili dyshohet se ka përdorur armën përkohësisht ka dalë jashtë vendit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokuroi, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.