Policia Kosovës ka njoftuar se pas informatave për të shtëna me armë, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka shtënë pesë herë në ajër.
Raporti plotë nga Policia:
PËRDORIM I ARMËS MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Fsh. Magure, Lipjan 12.09.2025 – 21:30.
Pas informatave për të shtëna me armë, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka shtënë pesë herë në ajër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.


