Të shtëna me armë në Hajvali/ Identifikohen dy të dyshuar, policia i shpall në kërkim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje në Hajvali të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja kishte ndodhur më 16 qershor 2026, rreth orës 00:56, ku dyshohet se ishin përdorur armë zjarri.

Pas hetimeve të zhvilluara, më 18 qershor policia ka realizuar një bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një telefon mobil, një thikë ushtarake dhe një këllëf arme.

Policia njofton se të dyshuarit, të dy meshkuj kosovarë, ende nuk janë arrestuar dhe ndodhen në kërkim policor./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...