Policia Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Lipjan.
Raporti plotë nga Policia:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Medvec, Lipjan / 13.08.2025 – 10:50.
Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe 18 gëzhoja.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Janjevë, Lipjan / 13.08.2025 – 22:55.
Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


