Të hënën protesta kundër reduktimeve të energjisë elektrike, kërkohet shkarkimi i Rizvanollit

PUBLIKUAR

Këtë të hënë janë paralajmëruar dy protesta kundër reduktimeve të energjisë elektrike.

Fillimisht është paralajmëruar një konferencë për media, e cila do të mbahet nesër, ku edhe do të paralajmërohet protesta e së hënës, duke filluar nga ora 11:00, para Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët e protestës kërkojnë nga KEDS rrymë 24 orë/7 ditë në javë, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli si dhe nacionalizimin e KEDS-it.

Në një event në Facebook ku ftohen të gjithë qytetarët e Kosovës që të bashkohen në protesta, siç i quajnë mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të vendit.

“KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë”, thuhet në njoftimin e protestës.

Tutje, në këtë paralajmërim thuhet se KEDS-i është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet e saj për furnizimin me energji elektrike 24 orë/7 ditë në javë.

“Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike”, thuhet tutje në këtë paralajmërim.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...