Të dielën vranësira dhe intervale me diell, temperaturat deri në 22 gradë

PUBLIKUAR

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën në vend parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si rezultat i stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.

Sipas një njoftimi të institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike paraqiten përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për perimet dhe drithërat që ndodhen në fazat intensive të vegjetacionit.

Po ashtu, reshjet lokale të ditëve të fundit pritet të ndikojnë në ruajtjen e lagështisë së nevojshme në shtresat sipërfaqësore të tokës, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta do të favorizojnë aktivitetin fiziologjik të bimëve.

Fermerëve u rekomandohet që trajtimet fitosanitare dhe aktivitetet në parcela t’i planifikojnë kryesisht gjatë periudhave pa reshje dhe me erë më të dobët, për shkak të mundësisë së proceseve konvektive dhe shkarkimeve elektrike në disa zona. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...