Tayna paralajmëron albumin intro “Heroinat”, publikohet nesër

PUBLIKUAR

Krahas shumë projekteve të suksesshme që solli këtë vit, reperja e njohur, Tayna prej kohësh ka nis edhe realizimin e një albumi muzikor.

Dhe tashmë reperja nga Prizreni, ka finalizuar projektin, teksa përmes Instagramit ka paralajmërua publikimin e tij.

Doruntina Shala (emri i vërtetë), përmes një imazhi dhe video të shkurtër në të cilën dëgjohet kënga e legjendës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha “Bareshat”, ajo ka zbuluar se albumi intro publikohet nesër.

 

“Shumë gra dhe vajza shqiptare kanë lënë gjurmë në historinë tonë në fusha të ndryshme. Meqë rikujtohen rrallë, unë kam vendosur që albumin tim të parë ta nis me disa nga ato. 28 nëntor – Album Intro “Heroinat”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e albumit.

Kujtojmë që edhe për këtë projekt Tayna ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Cricket.

 

Ndërsa mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur reperja e njohur, teksa fansat e saj po e presin me padurim.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me Ledri Vulën “Hala”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...