Takimi Kurti-Abdixhiku në 14:00, ndryshe nga takimi Kurti-Hamza, do të zhvillohet në Kuvend

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen në orën 14:00 për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se takimi do të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit.

“Kryeministri Kurti takon sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në orën 14:00 në hapësirat e Kuvendit”, tha ai për Reporterin.

Ky takim vjen një ditë pasi Kurti e takoi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Takimi Kurti – Hamza dje u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit në Qeveri.

LDK-ja pret konsensus nga bisedimet për Presidentin. Deputeti Armend Zemaj thotë se nuk kanë një emër si kandidat, por se LDK-ja ka “njerëz që janë shembull” për pozita të tilla.

“Nuk është që është biseduar a do të kemi kandidat. Ajo që është e ditur dhe e njohur, kemi potencial. gjithmonë kemi pasë potencial. Kemi njerëz që janë shembull në udhëheqje dhe lidership, qoftë president, kryeministër apo pozita të tjera”, ka thënë ai dje për KosovaPress.

Ai ka thënë se “akoma nuk ka vendim politik” kur është pyet ur për emrin e Vjosa Osmanit, e cila po synon të mbetet presidente edhe për një mandat.

 

SHIKO MË SHUMË

PRAK thirrje institucioneve: Të hiqet pagesa 3€ në QKUK dhe të rriten kapacitetet spitalore

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë ka reaguar e shqetësuar pas vendosjes...

Ambasadori britanik e takon Haxhiun, bisedojnë edhe për zgjedhjen e Presidentit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves njoftoi për një takim me kryetaren e...

Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuza për veprën “dhunë në familje”

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj gjudistit kosovar,...