Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Kurti deklaroi se me Abdixhikun ka folur për çështjen e presidentit.

Ai tha se fillimisht duhet konsultime brenda partiake rreth kësaj çështje.

“Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Kriteret, parimet, rrethanat në të cilën ndodhemi, çfarë figurash me cilat kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë”, tha ai.

“Është vendim tejet i rëndësishëm dhe është proces shumë i ndjeshëm. Edhe pas këtij takimi, kemi nevojë të kthehemi te subjektet tona përkatëse politike, në mënyrë që të zhvillojmë edhe konsultime të brendshme e të ritakohemi, ashtu që të merremi vesh. Besoj që mirëbesimi që kemi dhe vullneti i qartë për të arritur marrëveshje, duhet të na bëjnë optimistë” tha Kurti.

Ai tha se nuk është folur për ndonjë emër të përveçëm, por vetëm për standardet që presidenti/ja duhet të ketë.

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...