Takim mes gjeneralëve të çlirimit

PUBLIKUAR

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim me vlerë të veçantë me dy prej figurave më të rëndësishme të çlirimit të vendit, Agim Çekun e Sylejman Selimin.

Në fokus të bisedës ishin vlerësimet historike të Gjeneralit Wesley Clark, drejtësia e luftës së UÇK-së dhe pafajësia e heronjve të luftës dhe paqes.

Lladrovci theksoi se takimet me gjeneratën e çlirimit janë gjithmonë frymëzuese, duke sjellë në vëmendje kontributin e tyre në ndërtimin e aleancës historike me NATO-n dhe në proceset vendimtare shtetformuese për Kosovën.

Ai u shpreh se pikërisht “ushtarakët pa uniformë” janë sot më kërkues ndaj zhvillimeve në vend dhe më energjik për ta shtyrë shtetin përpara.

Sipas tij, ky takim ishte një rikujtim i vlerave mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës dhe një motivim për të vazhduar ecjen drejt proceseve pozitive për vendin.

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....