Tahiri: Shtetet e QUINT-it është dashur t’i bëjnë presion Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta

PUBLIKUAR

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë e ka konsideruar të gabuar qasjen e shteteve të QUINT-it, që po kërkojnë lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se shtetet e QUINT-it është dashur që t’i kërkojnë Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj e jo t’i bëjnë presion Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

 

“Shtetet e Quint-it u desht te kerkojne nga Serbia qe ta heq Kosoven nga Kushtetuta e saj, dhe jo ti bejne presion Kosoves qe te lejoj mbajtjen e referendumit te Serbise ne Kosove!”, ka shkruar ajo.

SHIKO MË SHUMË

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...