Tahiri prezanton gjetjet e tij për reformat globale në platformën e Bankës Botërore: Kosova po dëgjohet si zë serioz

PUBLIKUAR

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjetjet e tij rreth reformave në nivel global në sektorin publik janë prezantuar në një video intervistë të publikuar në platformën e Grupit të Bankës Botërore në Washington, në kuadër të nismës Global Coalitions for Reforms, përkrah fituesit të Çmimit Nobel, James Robinson.

Tahiri, është shprehur i lumtur që Kosova po dëgjohet si një zë serioz që kontribuon me ide, përvojë dhe zgjidhje në debatet globale për qeverisjen dhe reformat.

‘’ Institucionet e forta janë themeli i reformave efektive. Por institucionet nuk ndërtohen vetëm me ligje apo struktura; ato ndërtohen mbi besim, koalicione dhe lidership. Koalicioni për reformë – Përfshirja e të gjithë aktorëve: qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë është thelbësore, si në procesin e reformës ashtu edhe në arritjen e objektivave të saj. Kush beson se reformat mund të jenë pronë e një institucioni apo e një aktori të vetëm, nuk e kupton thelbin e qeverisjes. Lidershipi – Në proceset reformuese nuk ka fitues absolutë. Ndryshimet kërkojnë vizion, integritet dhe gatishmëri për kompromis, edhe kur ai është i vështirë. Dikush mund të fitojë më shumë, dikush më pak, por në fund fitues duhet të jetë interesi publik’’, ishin disa nga porositë e Tahirit.

Postimi i plotë:

Ka disa momente që e shpërblejnë një rrugëtim shumëvjeçar e që të bëjnë të thuash, ja ka vlejtë.

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju miq se gjetjet e mia kryesore rreth reformave në nivel global në sektorin publik janë prezantuar në një video intervistë të publikuar në platformën e Grupit të Bankës Botërore në Washington, në kuadër të nismës Global Coalitions for Reforms (C4R), përkrah fituesit të Çmimit Nobel, Prof. James Robinson.

1https://www.worldbank.org/en/programs/coalitions-and-collective-action-for-reforms

Për mua, ky është kulmimi i më shumë se dy dekadash angazhimi në reforma në sektor publik si në Kosovë ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Gëzohem që Kosova po dëgjohet si një zë serioz që kontribuon me ide, përvojë dhe zgjidhje në debatet globale për qeverisjen dhe reformat.

Krenar që në këtë rrugëtim përfaqësoj Kosovën.

Atëherë, cilat ishin porositë e mia kryesore:

– Institucionet e forta janë themeli i reformave efektive. Por institucionet nuk ndërtohen vetëm me ligje apo struktura; ato ndërtohen mbi besim, koalicione dhe lidership.

– Koalicioni për reformë – Përfshirja e të gjithë aktorëve: qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë është thelbësore, si në procesin e reformës ashtu edhe në arritjen e objektivave të saj. Kush beson se reformat mund të jenë pronë e një institucioni apo e një aktori të vetëm, nuk e kupton thelbin e qeverisjes.

– Lidershipi – Në proceset reformuese nuk ka fitues absolutë. Ndryshimet kërkojnë vizion, integritet dhe gatishmëri për kompromis, edhe kur ai është i vështirë. Dikush mund të fitojë më shumë, dikush më pak, por në fund fitues duhet të jetë interesi publik.

– Komunikimi efektiv – Besimi ndërtohet kur palët e kuptojnë se reforma nuk u shërben interesave të ngushta, por interesit të përbashkët. Ai forcohet kur procesi zhvillohet pa konflikt interesi dhe me transparencë të plotë. Atëherë edhe pozicionet që duken të papajtueshme, apo kompromiset që duken të pamundshme, bëhen të arritshme.

– Legjitimiteti – Në reforma nuk mjafton legjitimiteti elektoral. Vota është vetëm pikënisja. Legjitimiteti ndërtohet duke siguruar mbështetjen e atyre që preken drejtpërdrejt nga ndryshimi: qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile dhe partnerëve. Vetëm atëherë reforma bëhet e besueshme, e zbatueshme dhe e qëndrueshme.

Kjo sepse qeveritë nuk prodhojnë zhvillim. Roli i tyre është të ndërtojnë institucione të besueshme, të vendosin rregulla të drejta dhe të ofrojnë shërbime cilësore, duke krijuar kushtet që qytetarët, biznesi dhe ekonomia të zhvillohen. Ky është funksioni i vërtetë i qeverisjes së mirë.

SHIKO MË SHUMË

Fillim i ngrohtë i javës në Kosovë, ndryshim i motit nga e enjtja

Moti në Kosovë gjatë periudhës 7–11 shtator pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i...

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...