Tahiri për shtrenjtimin e rrymës: Është rezultat i paaftësisë së menaxhimit nga mazhoranca

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kjo parti do të shterojë të gjitha mundësitë që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës të mos lejohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, shkruan Gazeta Express.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rritja e këtij çmimi ka ardhur si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca.

Ai deklaroi se PDK-ja ka paralajmëruar qysh në tetor për krizën energjetike nga e cila rrezikohej edhe Kosova.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca e udhëhequr nga Albin Kurti, është e papranueshme. PDK-ja ka paralajmëruar që nga muaji tetor për krizën energjetike që rrezikonte të përfshinte edhe vendin tonë, për çfarë qeveria qëndroi totalisht indiferente. Grupi Parlamentar i PDK-së, do t’i shterojë të gjitha mundësitë, që në seancën parlamentare të ditës së nesërme, të mos lejojë këtë barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës”, ka shrkuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...