Tahiri bisedon në telefon me Thaçin: E njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka realizuar një bisede telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkroi se me Thaçin ka biseduar rreth protestës së nesërme në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe çlirimtarëve të vendit, raporton Klankosova.tv.

“Gjithmonë emocionuese me bisedu me Presidentin Thaçi. Në bisedën telefonike që pata sot me të, e njoftova se nesër zëri i shqiptarëve do të dëgjohet fuqishëm në Shkup, sepse kur kërkohet drejtësi, nuk ka kufij. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, për ata që i dhanë liri këtij vendi dhe dinjitet këtij populli!”, ka shkruar Tahiri.

SHIKO MË SHUMË

KRU “Prishtina” njofton se në këtë lagje të Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për shkak të punimeve dhe intervenimit...

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK, Vitia: Të gjitha ato që gjenden në stokun e SHSKUK-së janë publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se...