Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

PUBLIKUAR

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e ish- kryekuvendarit, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas një njoftimi të kësaj gjykate, më 19 dhjetor, Paneli i Gjykatës Supreme, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht të këtij viti përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Tashmë janë bërë pjesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga gjykata me seli në Hagë.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...