Sulmi terrorist në Banjskë, Gjykata ua vazhdon edhe për nga dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

I veçantë si gjithmonë, Restaurant “Berlin” në Lipjan

Restaurant "Berlin" në Lipjan ju falenderon të gjithve me rastin e rihapjes, me nje...

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi. Gashi ka thënë se atyre u është vazhduar masa e paraburgimit deri më 24 prill.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të njëjtëve iu është vazhduar deri me datë 24.04.2024”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, përgjegjësinë për organizimin e këtij sulmi e ka marrë Milan Radoiçiq, pasi Ministri Xhelal Sveçla kishte publikuar pamje ku dëshmohej se ai kishte marrë pjesë në këtë sulm. Radojiçiq ndodhet tashmë në sistemin për urdhërarrest, të organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL.

Radoiçiq, i cili i priu grupit terrorist në Banjskë, aktualisht ndodhet në Serbi ku i është caktuar masa e largimit nga Serbia dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Institucionet e Kosovës thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq qëndron pas këtij sulmi. Presidentja Vjosa Osmani tha së fundmi se këtë asaj ia kanë konfirmuar disa liderë.

SHIKO MË SHUMË

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Vidhen disa bagëti në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në stallën pronë...